BE e gatshme për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë
Bruksel, 31 gusht - Krerët e Bashkimit Europian ranë dakord të dielën t\'i japin Rusisë një javë kohë për përfundimin e krizës në Ukrainë, në të kundërt do të vendosin sanksione edhe më të ashpra ndaj saj, bëri të ditur presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy pas takimit të posaçëm në Bruksel.
\"Nëse Rusia do të vijojë me përshkallëzimin e krizës ukrainase, do t\'i kushtojë shtrenjtë,\" tha presidenti i Komisionit Europian Jose Manual Barroso në po të njëjtën konferencë shtypi.
Barroso nënvizoi gjithashtu se BE-ja nuk do të konsiderojë zgjidhjen ushtarake për krizën ukrainase.