10 Janar 2025

BE do t'i jap Bullgarisë 108 milionë euro për krizën e refugjatëve

Sofje, 19 shtator - Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker shpalli të premten se BE-ja ka vendosur t'i ofrojë qeverisë bullgare 108 milionë euro për të përballuar krizën e refugjatëve.

Pas samitit jozyrtar të BE-së të zhvilluar të premten në kryeqytetin sllovak Bratislavë, Juncker shpalli në një konferencë shtypi se, me kërkesën e qeverisë bullgare, BE-ja vendosi t\'i japë Bullgarisë 108 milionë euro dhe ndihmë njerëzore e materiale për ta ndihmuar në përmirësimin e mbrojtjes së kufijve dhe administrimin e kontrollit të refugjatëve.

Komisioni Europian shpalli në një deklaratë të mëvonshme se ndihma synon që Bullgaria të forcojë kontrollin e hyrjes së refugjatëve, të rritë aftësinë e pritjes së refugjatëve dhe të përmirësojë vendet e strehimit të tyre, dhe njëkohësisht forcimin e kontrollit dhe patrullimit në kufirin me Turqinë.

Nëse kriza e refugjatëve në Bullgari nuk do të zbutet, BE-ja do ta shtojë fondin e ndihmës deri në 160 milionë euro në javët e ardhshme, mbështetur në rezultatet e vlerësimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)