14 Janar 2025

BE do të vendos sanksione shtesë ndaj Rusisë

Bruksel, 15 nëntor - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian po konsiderojnë sanksione të reja shtesë ndaj Rusisë mbi situatën në Ukrainë, tha të shtunën presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy.

Duke folur në samitin e udhëheqësve të G20-ës në Brisbane, Van Rompuy tha se krerët e BE-së do të takojnë presidentin Barack Obama gjatë samitit për të diskutuar gjendjen në Ukrainë.

\"Rusia duhet të ndalojë dërgimin e trupave dhe armëve në Ukrainë dhe duhet të tërheqë ata që ndodhen tani aty,\" u tha Van Rompuy gazetarëve.

Van Rompuy shtoi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen të hënën për të diskutuar sanksione shtesë ndaj Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti të premten në Brisbane të premten ku pritet të përballët me udhëheqësit perëndimorë për mbështetjen që vendi i tij u ka bërë rebelëve në Ukrainë në konfliktin i cili ka marrë deri tani 4,000 jetë që nga muaji prill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)