BE do të vendos kontrollet kufitare brenda zonës së Shengenit
Luksemburg, 8 qershor - Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakort për mundësinë e aplikimit të kontrolleve kufitare brenda zonës së Shengenit në rast të shpërthimit të ndonjë fluksi të pakontrolluar të emigrantëve në Evropë.
Siç njoftoi një burim evropian, një vendim i tillë u miratua unanimisht dje në Luksemburg në mbledhjen e Këshillit të BE-së në nivel të Ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë pavarësisht kundërshtimit të Komisionit Evropian.