11 Janar 2025

BE diskuton për procedurat për viza

Bruksel, 20 maj - Bashkimi Evropian dëshiron të krijoj procedura, që do të lejonin pezullimin e programit të regjimit të vizave për vendet, që synojnë të sigurojnë kushte për lëvizje të lirë të shtetasve të tyre në zonën Schengen të BE-së.

Në këtë kuadër, sot në Bruksel, ministrat e brendshëm dhe ata të migrimit të vendeve anëtare, shpresojnë ta arrrijnë marrëveshjen e ashtuquajtur “mekanizmi i pezullimit”, që do të zbatohej aktualisht për Gjeorgjinë, Ukrainën, Kosovën dhe Turqinë, raporton AP nga Brukseli.

Me këtë sistem parashihet siguria nëse ndonjë vend i caktuar dështon t’i riatdhesoj njerëzit, që janë larguar nga territori i tij, por nuk janë lejuar të qëndrojnë në Evropë.

BE-ja i ka ofruar Turqisë tërheqje të vizave si stimulim që Ankaraja t’i ndalë migrantët që të mos udhëtojnë për në Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)