BE: Dialogu vazhdon pas formimit të qeverisë së re serbe
Bruksel, 2 prill - Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Maja Kocijanciç, është shprehur se BE pret që negociatat e Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë menjëherë pas formimit të qeverisë së re serbe.
Menjëherë pas zgjedhjeve të vazhdojnë negociatat për çështjet të cilat janë në rend dite, ka thënë Kocijançiç në Bruksel.
Ajo ka rikujtuar se temat e para do të jenë telekomunikacioni dhe energjetika, zgjidhja e të cilave Komisioni Evropian i ka shtruar si kusht për përcaktimin e datës së fillimit të negociatave ndërmjet Serbisë dhe BE-së.
Puna në nivelin teknik ndërkohë po vazhdon. Ne ndjekim me kujdes zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, ka thënë Kocijançiç.