BE dënon dhunën në lindje të Ukrainës
Bruksel, 10 prill - Bashkimi Evropian ka kritikuar dhunën në lindje të Ukrainës, pas sulmeve ndaj monitoruesve ndërkombëtarë.
Rritja e konsiderueshme e shkeljeve të armëpushimit në rajonin e Donjeckut paraqet nivel të paparë të dhunës, ka thënë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në një deklaratë të lëshuar të dielën.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë mbrëmë se një ekip i vëzhguesve të saj në lindje të Ukrainës është sulmuar rreth 50 kilometra nbë jug të qytetit Donjeck.
Në incident nuk ka pasur të plagosur.
Vëzhguesit e OSBE-së po ashtu janë qëlluar më 7 prill.
Mogherini ka thënë se armëpushimi i qëndrueshëm është urgjentisht i nevojshëm.
Mbi 9,100 veta janë vrarë në luftimet në lindje të Ukrainës prejse ka shpërthyer konflikti midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në vitin 2014.(rel)