06 Janar 2025

Bashkimit Europian përshëndet fillimin e Lëvizjes së Lirë

Prishtinë, 26 dhjetor - Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian në Kosovë përshëndet fillimin e implementimit të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të arritur bë dialogun e 2 korrikut.

Dialogu Kosovë – Serbi, i ndërmjetësuar nga BE-ja, që ka prodhuar një prej marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, po fillon implementimin e saj prej 26 dhjetor.

Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian në Kosovë përshëndet këtë nismë për të cilën thotë se përfshinë të gjithë personat të cilët do të kenë mundësi të udhëtojnë me dokumente të identifikimit dhe po ashtu përfshni edhe sigurimin e veturave dhe targat e automjeteve.

“Kjo që njerëzit kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm ose përmes territorit të tjetrit është lajm i mire për të gjithë. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ka filluar dialogu. Të ndihmohet në përmirësimin e jetës së njerëzve,” ka thënë Robert Cooper, ndërmjetës i BE-së në dialog.

“Për më tepër, lëvizja e lirë është parimi themelor i Bashkimit Evropian, kështu që hapat në drejtim të lëvizjes së lirë e bëjnë Ballkanin si një tërësi në zonën evropiane. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë ata që e shohin të ardhmen ne Bashkimin Evropian,” thuhet në kumtesën për shtyp.

Kjo marrëveshje parasheh që njerëzit do të kenë mundësi ‘të udhëtojnë me dokumentet e tyre të identifikimit në ose përmes territorit të pales tjetër’, ku në pikëkalim personat do të marrin një dokument hyrës/dalës.

Pikëkalimet në  Jarinjë/Rudnicë, Merdarë dhe Depce/Muçibabë do të jenë të hapura për kalim nën këtë skemë të re.

“Gradualisht, kjo do të fillojë së aplikuari edhe në të gjitha kalimet e tjera. Sa i  përket udhëtimit në destinacionin e tretë, fillimisht dy kalime, një midis Serbisë dhe Hungarisë (Horgosh) dhe tjetri midis Serbisë dhe Kroacisë (Batrovci) do të happen për hyrje/dalje nga Serbia,” thuhet në kuminikatë.

Ndërsa, pritet që gradualisht në të gjitha kalimet e tjera do të jenë njësoj të hapura për udhëtim të mëtutjeshëm.

Në fund të kumtesës, ‘BE’japërsërit nevojën për heqjen e barrikadave pa kushte dhe për të gjithë’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)