Bashkimi Evropian sot shënon Ditën e Evropës
Prishtinë, 9 maj - Dita e Evropës sot shënohet në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Kosovë, me aktivitete dhe manifestime, që kanë për qëllim që koncpeti i Evropës tu afrohet qytetarëve dhe që popujve tu mundësoj që të njihen më mirë.
Dita e Evropës në Kosovë, shënohet me aktivitete dhe manifestime të ndryshme ku zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me Ministrinë e Integrimeve organizojnë panairin Rruga e Ditës së Evropës, i cili do të mbahet në mesditë Sheshin Nëna Terezë, në Prishtinë.
Samuel Zbogar, shef i Zyrës së BE-së, se bashku me ambasadorët e Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Finlandës do të vizitojnë këtë panair. Ndërsa, Iniciativa për Progres (INPO), para Qeverisë së Kosovës, organizon performancë për 9 Majin - Ditën e Evropës.
Në deklaratën e tij me rastin e kësaj dite, komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, ka theksuar se Bashkimi Evropian duke u zhvilluar, u ka mundësuar njerëzve të vet që të kënaqen në një periudhë të paprovuar të paqes dhe të mirëqenies dhe BE nuk është trup statitk, por ai rritet dhe zgjerohet me anëtarë të rinjë.
Mëtutje, Fyle në deklaratën e tij thotë se përkundër të gjitha vështirësive, Evropa është edhe mëtutje burim i inspirimeve me vlerat e saj dhe me standardin jetësor.
Projekti, i cili filloi me gjashtë vende, dhe që tani bashkon 27 shtete, ndërsa së shpejti ato do të bëhen 28, është një projekt grandioz i Evropës i fokusuar rreth vlerave të paqes, lirisë dhe solidaritetit, - deklaroi në prag Kryetari i Komisionit Evropian José Manuel Barroso.
Kësaj feste i përkushtohet iniciativa e parë civile e BE-së, të cilën Komisioni Evropian do ta regjistrojë të mërkurën, Vëllazërimi 2020 - Lëvizshmëria, Progresi. Evropa.
Në kuadër të aktiviteteve kushtuar Ditës së Evropës Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy do ti përgjigjet sot në programin special të TV EuroNews pyetjeve të evropianëve.