Bashkimi Evropian nuk përzihet me Kosovën
Bruksel, 15 shtator - Bashkimi Evropian nuk do të përzihet aspak lidhur me çështjet e brendshme të Kosovës dhe nuk ka asnjë kundërshti nëse Lëvizja Vetëvendosje e udhëheq dialogun me Beogradin.
BE respekton proceset e brendshme në Kosovë dhe rezultatet të cilat dalin nga këto procese janë në përputhje me ligjet dhe proceset demokratike- theksoi Maja Kocijancic, zëdhënësja e kryediplomates evropiane në largim, Catherin Ashton, në një prononcim për Radio Kosovën.
Kocijançic theksoi se për BE-në me rëndësi është që dialogu Prishtinë - Beograd të vazhdojë dhe marrëveshjet të implementohen.