Bashkëpunimi ndërparlamentar lehtëson punën e Kuvendit
Sofje, 11 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë zhvillimit të punimeve të asambleve parlamentare, në Sesionin e Tretë Plenar të Procesin e Bashkëpunimit të Evropës jug-lindore, ka takuar në takime të veçanta, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Trajko Velanovski dhe kryetarin e Kuvendit të Sllovenisë, Milan Brglez.
Në takime të veçanta, me homologët, kryekuvendari Veseli shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamnetar në të gjitha nivelet.
Takimi me kryetarin Velanovski dhe kryetarin Brglez ishte i mirëseardhur për të rikonfirmuar përcaktimin tonë në procesin integrues euro-atlantik. Bashkëpunimi ndërparlamentar me Parlamentet e Evropës jug-lindore begaton dhe lehtëson punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës me arritjet e tyre dhe mundësinë e marrjes së përvojave më të mira parlamentare në procesin euro-integrues, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.