Basha shpreh mirënjohje SHBA-së për pavarësinë e Kosovës
Tiranë, 17 shkurt - Kreu i Partisë Demokratike e ka uruar sot popullin e Kosovës, për 7-vjetorin e Pavarësisë. Basha e quan ditën e sotme, një ditë krenarie dhe gëzimi legjitim, që u arrit me dhimbje dhe krenari, por plot me dinjitet.
Të dashur vëllezër, sot ne së bashku festojmë një arritje të madhe historike për kombin tonë. Unë besoj se në këtë ditë, ashtu siç në çdo ditë e brez pas brezi, është e vyer të kujtojmë me mirënjohje të sinqertë miqtë dhe aleatët e mëdhenj që mundësuan e ndihmuan ëndrrën tonë çlirimtare.\"
\"Mirënjohje të thellë ndaj SHBA ,mikut tonë të madh , mirënjohje NATO-s dhe vendeve mike Evropiane, mirënjohje qeverive të çdo vendi që duke njohur pavarësinë e Kosovës mundësuan realizimin e aspiratës thelbësore të një populli, ëndrrën e lirisë, shprehet Basha.
Basha shkruan në Facebook se, rrugëtimi i Kosovës ende ska mbaruar, por rruga që ka zgjedhur ajo është e drejta dhe më e sigurta për kombin:
Ta përshkojmë së bashku këtë rrugëtim, duke u mbështetur në krahë të njeri-tjetrit, me bindjen se po ecim në rrugën e duhur ,me bindjen se na mbështesin miq të vërtetë, ta përshkojmë këtë rrugë me forcë e dinjitet, me besimin në Zot dhe në virtytet e kombit tonë, shkruan lideri i PD-së.