Barroso propozon që BE-ja të bëhet "Federatë shtetesh"
Paris, 14 shtator - Presidenti i Komisionit Europian Jose Barroso u shpreh në Francë se BE-ja duhet të miratojë një marrëveshje të re dhe të përparojë drejt krijimit të një federate shtetesh në këtë kontinent.
Barroso theksoi se formimi i një federate të tillë do të kërkojë një marrëveshje të re dhe BE-ja duhet të marrë masa konkrete për një aleancë politike në të ardhmen.
"Vendet europiane mund të formojnë një aleancë të fortë ekonomike dhe monetare. Por, kjo aleancë do të realizohet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të re." theksoi Barroso.
Ndërkohë, Barroso nënvizoi se tani BE-ja ndodhet ende në një krizë financiare dhe ekonomike dhe se sfida më e madhe e Eurozonës është ruajtja e stabilitetit.
"Sipas planit të Komisionit Europian, BQE-ja do të luajë rol drejtues në mbikëqyrjen financiare dhe kjo do të mbulojë të gjitha bankat e 17 vendeve anëtare të Eurozonës," thotë Barroso.