14 Janar 2025

Bannerman kërkon hetim të pavarur për korrupsionin në Eulex

Bruksel, 2 nëntor - Deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Europian, David Campbell Bannerman është shprehur thellësisht i shqetësuar në lidhje me raportet për korrupsion në EULEX.

“Akuzat se zyrtarë të BE-së kanë marrë ryshfet për të ndaluar gjykimin e rasteve të krimeve serioze, duke përfshirë vrasje dhe korrupsion, janë shumë shqetësuese”, ka thënë eurodeputeti, raporton \"koha.net\".

Bannerman i kritikoi edhe përpjekjet për ta ndaluar publikimin e skandalit, duke i quajtur të papranueshme. Po ashtu, ai bëri thirrje për hetimin e tyre.

“Fakti që të akuzuarit janë figura të larta të BE-së dhe ka pohime se BE ka provuar ta parandalojë publikimin e skandalit, e bën këtë akoma më shqetësuese.\"

\"Duhet të ketë një hetim gjithëpërfshirës për akuzat për korrupsion në BE dhe një hetim të pavarur për atë nëse BE-ja ka provuar ta fshehë këtë”, ka thënë Bannerman.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)