Ban Ki Mun i shqetësuar për krizën në Mali
New York, 8 shkurt - Sekretari i përgjithshëm i Organizates së Komëve të Bashkuara (OKB) ka shprehur shqetësimin e tij ndaj vazhdimit të krizës në Mali.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, Ban Ki Moon, ditën e enjte gjatë një konference për shtyp duke shprehur shqetësimin për krizën e vazhdueshme në këtë vend ka paralajmëruar për rimarrjen e fuqisë së grupeve guerile në Mali.
Sipas këtij raporti sekretari i përgjithshëm i OKB ka theksuar: Vendimmarrja rreth krizës së Malit në KS do të zgjasë disa javë me radhë.
Akoma nuk është marrë asnjë vendim për dërgimin e forcave paqeruajtëse të OKB drejt Malit, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon.