Ban Ki Moon reagon për situatën në Maqedoni
Nju Jork, 11 maj - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka kërkuar hetim transparent dhe objektiv të ngjarjeve në Maqedoni, konkretisht për situatën në Kumanovë.
Ai ka shprehur shqetësime për situatën e krijuar dhe se bëri thirrje për përmbajtje. Sekretari i përgjithshëm fuqimisht mbështet thirrjet e BE-së dhe të anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare të cilët i kanë bërë thirrje autoriteteve dhe të gjithë udhëheqësve politik që të bashkëpunojnë për të kthyer stabilitetin dhe plotësisht të hetojnë ngjarjet në mënyrë objektive dhe transparente, thuhet në komunikatën e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Në këtë situatë kërkohet që të tregohet përmbajtje maksimale dhe të shmanget retorika që do të mund të eskalonte tensionet.