12 Janar 2025

Ban Ki-moon, i shqetësuar me vonesën e Speciales

New York, 13 gusht - Në observimet e tij në raportin më të ri për Kosovën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësimin për vonesën e krijimit të Gjykatës Speciale, vonesa këto siç thotë ai, ‘minojnë imazhin e Kosovës dhe përbëjnë mundësi të humbura për të vendosur një shembull drejtësie dhe llogaridhënie’.

Ky raport përfshin periudhën e zhvillimeve nga 16 prilli deri më 15 korrik dhe u është dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, para se të votohej miratimi i amendamentit për krijimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

Ban më tej në raport thotë se ka mirëpritur ‘vazhdimin e bisedimeve teknike dhe të nivelit të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës në veçanti adresimin e çështjeve si themelimin e Asociacionin e komunave serbe dhe çështjet që lidhen me energjinë dhe telekomunikacionin.

Ai gjithashtu thotë se e ka mirëpritur edhe ‘bashkëpunimin produktiv midis liderëve lokalë, kryetarëve të Veriut dhe Jugut të Mitrovicës.’

“Ky trend pozitiv dhe i rëndësishëm duhet të ruhet dhe të forcohet. Iniciativa të tilla që konkretisht përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës, ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe nga to përfitojnë të gjitha komunitetet”, thekson Ki-moon.

Ai po ashtu ka mirëpritur miratimin nga Komisioni Evropian të propozimit për një Marrëveshje të Stabilizim Asocimit me Kosovën, si dhe progresin e vazhdueshëm drejt liberalizimit të vizave, që i ka quajtur “shenja të rëndësishme për reformat institucionale që Prishtina vazhdon të zbatojë në rrugën e saj evropiane”.

Shefi i Kombeve të Bashkuara ka theksuar në raport edhe çështjen e të zhdukurve dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të emërojnë një udhëheqës të ri të Grupit Punues për Personat e Zhdukur.

Ai në fund të raportit gjithashtu konstaton se ‘Kosova dhe rajoni vazhdojnë të përballen me sfida transnacionale, sidomos nga radikalizmi i të rinjve dhe ekstremizmi i dhunshëm,’ një çështje kjo e ngritur sërish dhe që nuk ka kaluar heshtur as në mbledhjet e shkuara të Këshillit të Sigurimit.

Kryesues i radhës për këtë muaj i Këshillit është Nigeria, ndërsa seanca për Kosovën mbahet më 21 gusht.

/Rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)