09 Janar 2025

Ban Ki-moon do të kandidojë për president të Koresë së Jugut

Seul, 13 janar - Pas mbërritjes në vendlindje, ish shefi i OKB-së, Ban Ki-moon la të kuptohet se do të kandidojë për postin e presidentit të Koresë së Jugut.

\"Me një qëndrim të përulur do të marr një vendim jovetiak. Vendimi do të merret në një kohë të afërt\", deklaroi Ban pas mbërritjes në vend. Mendia vendëse e interpretoi deklaratën e tij, lidhur me kandidimin për president.

Ban është parë si njeri ndër kandidatët më të fortë të bllokut konservator për garën e ardhëshme presidenciale, pasi presidentja aktuale Park Geun-hye u përfshi në një skandal korrupsioni dhe partia e saj pësoi humbje të mbështetjes së publikut.

Zyrtarisht, Ban nuk e ka deklaruar ende kandidaturën për president. Ai u kthye në vendlindje të enjten, pas përfundimit të mandatit të dytë 5 vjeçar, në krye të OKB-së.

Në një deklaratë për shtyp Ban u shpreh se do të punojë me përkushtim për bashkimin e vendit të ndarë.

Gjithashtu ai tha se pa vonesë Korea e Jugut duhet të marrë masa për zgjidhjen e çeshtjes bërthamore të Koresë së Veriut, si dhe të forcohen marrëdhëniet me SHBA-në, Kinën, Rusinë dhe Japoninë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)