11 Janar 2025

Ban Ki-moon: Dialogu Kosovë - Serbi, një hap përpara

New York, 5 shkurt - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, nënvizoi në raportin e tij të fundit për Kosovën se "një hap thelbësor përpara është arritur", në 3-mujorin e fundit, duke ngritur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës në një nivel të lartë politik, raporton agjencia e lajmeve "Tanjug".

"Përgëzoj liderët e të dyja palëve për ndërmarrjen e këtij procesi politik sfidues dhe në të njejtën kohë vitale, që synon zgjidhjen e çështjeve më të vështira, që pengojnë progresin në marrëdhëniet e tyre reciproke", ka shkruar kreu i OKB-së në raportin që mbulon periudhën nga 16 tetori deri në 15 janar.

Ban vuri në dukje se ndërsa shumë çështje të vështira janë ende për t’u zgjidhur, rifillimi i bisedimeve është "një sinjal i fortë për angazhimin e të dyja palëve në dialog paqësor dhe për të tejkaluar barrën e konfliktit të kaluar".

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se ngjarjet gjatë periudhës së raportit tregojnë "brishtësinë e vazhdueshme të situatës në terren dhe mundësinë për stabilizimin e vazhdueshme, me kusht që të ketë një udhëheqje politike të qëndrueshme dhe vullnet të mirë".

Për sa i përket situatës në veri të Mitrovicës, Ban tha se "veprime të koordinuara dhe një vëmendje e veçantë janë të nevojshme për të siguruar që çështjet e vështira të adresohen me mirëbesim, për të shmangur tensione në të ardhmen".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)