12 Janar 2025

Ballkanit i duhet Marrëveshja e re

Lubjanë, 1 qershor -  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në hapjen zyrtare të Samitit 100, të liderëve të biznesit në Evropën Juglindore, në Portorozh të Sllovenisë.

Presidentja Jahjaga, e ftuar nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, zotëri Borut Pahor, po merr pjesë në Samit së bashku me Presidentët e vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, në mesin e të cilëve Presidentja e Kroacisë, zonja Kolinda Grabar Kitarovic, Presidenti i Malit të Zi, zotëri Filip Vujanovic, Presidenti i Maqedonisë, zotëri Gjorge Ivanov dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, zotëri Mladen Ivanic.

Samiti 100, që organizohet nën përkujdesjen e Presidentit Slloven, mbledh një numër të udhëheqësve të biznesit dhe ndërmarrës nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore. Samiti 100 i paraprin Samitit të Bërdos, të presidentëve të shteteve të Ballkanit dhe Presidentit të Sllovenisë e të Kroacisë si nismëtarë të kësaj iniciative.

Presidentja Jahjaga dhe Presidentët e tjerë pjesëmarrës në Samitin 100 që po mbahet në Portorozh ishin edhe pjesë të panelit të diskutimeve në kuadër të Samitit “ Marrëveshja e re për një Epokë të Re”, ku u diskutua për cështje të ndryshme të bashkëpunimit rajonal dhe ideve e projekteve të përbashkëta në fushën e zhvillimit ekonomik.

Në vazhdim po japim thekse të prezantimit të presidentes Jahjaga në panelin e diskutimeve:
 
“Në aspektin politik, në vitin e fundit, të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore, kanë treguar më shumë vullnet për të dialoguar duke krijuar kushte për bashkëpunim më të madh. Ne kemi hyrë në procese të ndërtimit të projekteve të përbashkëta rajonale dhe kemi treguar më shumë vullnet për marrëveshje.

Na duhet një vizion i përbashkët rajonal për zhvillim ekonomik. Mendoj se na duhet krijimi i një Marrëveshjeje të Re (New Deal), e cila do të shtojë atraktivitetin tonë edhe karshi investitorëve të huaj. Një zhvillim i mirë për të gjitha shtetet e rajonit është edhe Konferenca e Berlinit ku u vulos përkushtimi që perspektiva e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Integrimi në BE mbetet mekanizmi më i rëndësishëm për t’i nxitur vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për t’i shtyrë përpara reformat e sundimit të ligjit, ekonomisë së tregut, dhe bashkëpunimit rajonal. Në vitin e fundit Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në agjendën evropiane dhe presim të hapim një kapitull të ri të marrëdhënieve me BE-në. Edhe klima e investimeve dhe biznesit po përmirësohet dhe Banka Botërore e ka cilësuar Kosovën si Top Reformatore në raportin e saj të të bërit biznes. Si rajon, kemi nevojë më shumë për investime të jashtme, dhe më shumë investime nga vendet e Bashkimit Evropian.

\"E vlerësoj si të arriturën më të madhe deri sot në rajon dialogun mes nesh. Unë e shoh edhe këtë Summit100 si një pjesë të rëndësishme të këtij komunikimi të krijuar në gjithë rajonin e Ballkanit, sepse mbledh njerëz afaristë nga gjithë rajoni. Marrëdhëniet tona në nivel politik mund të ndikojnë në marrëdhëniet tuaja biznesore në nivel ekonomik dhe anasjelltas. Nga këtu mund të rrjedhin propozime dhe nisma konkrete për të lehtësuar bashkëpunimin ekonomik rajonal e për të mënjanuar barrierat, që pengojnë këtë bashkëpunim. Krahas kësaj një proces i rëndësishëm zhvillohet në nivelin politik, ai i Bërdos.

Kjo është nisma që ka ndërtuar një raport të qëndrueshëm mes shteteve dhe ka ndihmuar procesin e paqes dhe të stabilitetit në rajon, si dhe ka nxitur idetë dhe projektet madhore rajonale. Ky proces po e ndihmon gjithë rajonin e Ballkanit, pra shtetet tona që janë proces të përafrimit me BE-në, përmes shkëmbimit të përvojave dhe përcaktimit të prioriteteve të përbashkëta rajonale. Është shumë me rëndësi që Sllovenia dhe Kroacia janë krijuese të kësaj lidhjeje tonë të përbashkët, si dy vende që e njohin në thelb rajonin dhe që sot janë anëtare të BE-së. Procesi i Brdos  është forum më i rëndësishëm për gjithë rajonin e Ballkanit sepse ka vendosur një kanal komunikimi mes shteteve të paintegruara ende të rajonit me BE-në.

Procesi i Brdos i ka hapur rrugë Procesit të Berlinit dhe që të dyjat kanë një qëllim të përbashkët, përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit dhe procesi i Brdos kanë ndikime të veçanta në zhvillimin e gjithë rajonit dhe në stabilitetin ekonomik të tij. Po diskutohen projekte konkrete që përmirësojnë konkurrueshmërinë e rajonit, ngrisin nivelin e bashkëpunimit rajonal, afrojnë vendet tona më shumë, stabilizojnë politikisht e ekonomikisht rajonin, dhe nxisin interesimin e investitorëve të huaj.

 

... Rajoni ynë ka nevojë për një vizion të përbashkët dhe gjithëpërfshirja është zgjidhje. Interesi ynë është bashkëpunimi dhe prandaj një normalizimin i marrëdhënieve të përgjithshme në rajon do të sjellë më shumë mirëqenie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)