Ballkani ka nevojë për më shumë mbështetje
Berlin, 28 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka theksuar se Kosova dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për më shumë mbështetje nga Bashkimi Evropian në planin politik dhe ekonomik.
Konferenca e Berlinit është një hap i duhur drejt rikthimit të vëmendjes ndaj rajonit tonë dhe kjo po shënon kapitullin e ri të marrëdhënieve ndërmjet shteteve në rajon, është shprehur Hoxhaj, në intervistën për radion nacionale gjermane Deutschlandfunk. Sipas tij ky rajon nuk është më vend i krizave dhe për vendet tona nuk ka alternativa tjera pos Evropës.