Balla: Baton Haxhiu "UDB-ash i Serbisë", spiunoi tek serbët vëllain e Edi Ramës
Tiranë, 22 tetor - Gazetari Sokol Balla ka akuzuar për spiunazh kolegun e tij nga Kosova që ka qenë pjesë e delegacionit shqiptar, Baton Haxhiun.
Sipas Ballës, ka qenë Baton Haxhiu, ai i cili e ka spiunuar tek policia serbe vëllain e Edi Ramës, Olsi Ramën, transmeton Express.
Balla ka thënë se Baton Haxhiu e ka akuzuar Olsin për drejtim të mjetit fluturues mbi qiellin e stadiumit \"Partizani\" në Beograd.
Sokol Balla madje nuk ka hezituar ta cilësojë Haxhiun një \"ubd-ash të Serbisë\".