11 Janar 2025

Avokati i Popullit i Kosovës viziton homologun e tij në Francë

Paris, 9 dhjetor - Avokati i Popullit,  Hilmi Jashari me bashkëpunëtorë, po qëndron në një vizitë tre ditore në Paris, me ç‘rast është takuar me homologun e tij francez, Jacques Toubon dhe kolegë të tij nga  \"Défenseur des Droits\" (Mbrojtësi i të Drejtave).

Dy homologët nga institucionet respektive në Francë dhe në Kosovë, biseduan për mandatin dhe përgjegjësitë që kanë, sfidat me të cilat përballen dhe perspektivat e punës që bëjnë.
 
Gjatë qëndrimit në Francë, delegacioni nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka pasur rastin të dëgjoj përvojat e kolegëve francez në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi në sektorin privat dhe në sektorin publik.

Përvoja franceze kontribuon në zhvillimin e mekanizmit të ankesave për rastet e diskriminimit dhe në zbatimin praktik të pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut, ku përfshihen, bashkë me Ligjin për Avokatin e Popullit, edhe Ligji për mbrojtje nga diskriminimi dhe Ligji për barazi gjinore, që kanë hyrë në fuqi në korrik të këtij viti.

Vizita në Francë është po ashtu e përqendruar në aspektin e promovimit të barazisë dhe qasjes në të drejta, marrëdhënieve me Parlamentin, marrëdhënieve me institucionet dhe partnerët tjerë, si dhe në komunikimin, promovimin dhe trajnimet.

Gjatë ditës së sotme, Avokati i Popullit me bashkëpunëtorët e tij, do të takojnë edhe znj. Anne-Sophie BONNET, kreu i Kontrollorit të Përgjithshëm të vendeve të privimit nga liria (Contrôleur Général des lieux de privation de liberté) dhe kolegë të saj, me ç’ rast këmbimi i përvojave do të fokusohet në aspekte të mandatit, organizimit dhe funksionimit të Mekanizmit për parandalimin e torturës, i cili, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Avokatin e Popullit do të funksionojë si mekanizëm i veçantë në kuadër të IAP-së.

Po ashtu, një pjesë e agjendës së kësaj vizite vuri theksin në dialogun me institucionet publike, shoqërinë civile, mediat dhe zbatimin e rekomandimeve.

Vizita në Francë është organizuar dhe financuar nga TAIEX / Komisioni Evropian dhe Ambasada e Francës në Kosovë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)