11 Janar 2025

Avokati i Popullit bëhet anërar me të drejta të plota në AOM

Valletta, 10 mars - Nën organizmin e Ombudsmanit të Maltës, më 9 - 10 mars 2016, në Valletta, kryeqyteti i Maltës, po mbahet Takimi i nëntë i Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM - Association of the Mediterranean Ombudsmen), ku Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) u pranua anëtar me të drejta të plota.

Kërkesa e Avokatit të Popullit të Kosovës për anëtarësim në këtë Asociacion u diskutua në ditën e dytë të punimeve, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit.

Me këtë rast u tha se Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës funksionon në përputhje me Statutin e AOM-it dhe kriteret e paracaktuara dhe së këndejmi plotëson kushtet e kërkuara për të qenë anëtar, krahas institucioneve të tjera nacionale të të drejtave të njeriut, anëtare të këtij Asociacioni.

Më pas, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme deklaruan veç e veç votën e tyre, gjë që rezultoi me pranimin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, si anëtar me të drejta të plota në Asociacionin e Ombudsmanëve të Mediteranit (AOM).

Anëtarësimi i Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në Asociacionin e Ombudsmanëve të Mediteranit (AOM) është një hap i radhës në strukturat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Tema qëndrore e këtij takimi të AOM-it ishte “Ombudsmani - aktor kyç për Qeverisjen e mirë”.

Diskutimet theksuan fuqishëm rolin kyç që institucionet e Ombudsmanëve/Mediatorëve kanë për të ndikuar në qeverisjen e mirë të shteteve dhe forcimin e demokracive, ashtu siç kanë rëndësinë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shtetet ku veprojnë.

Një pjesë e diskutimeve i kushtuan vëmendje bashkëpunimit të institucioneve anëtare të AOM-it, jo vetëm në këmbimin e përvojave, por edhe për mundësitë për trajnim dhe studime të avancuara lidhur me institucionet e Ombudsmanëve dhe qeverisjen e mirë.

U theksua se ndërtimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe një komunikimi dinamik mes vetë këtyre institucioneve ndikon në respektimin dhe fuqizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në vendet respektive.

Gjithashtu, në sesion të veçantë të punimeve të këtij takimi, u diskutua mbi rolin e Ombudsmanëve në koordinimin e aktiviteteve në çështje që kanë të bëjnë me çështje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në kohë krizash ekonomike dhe politike, terrorizmin dhe migrimin jo të rregullt e krizat me refugjatët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)