Avionët amerikan F-16 gati për të sulmuar IS-in

Washington, 11 gusht - Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis deklaroi të hënën se 6 avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore Amerikane dhe afro 300 ushtarë kanë mbërritur në bazën ajrore turke Incirlik dhe në ditët e ardhëshme do të ndërmarrin sulme ajrore ndaj \"Shtetit Islamik\".
Davis u shpreh se nisja e avionëve nga Turqia do ti shërbejë sulmeve kundër terroristëve. Ai tha se para ardhjes së 6 avionëve luftarakë, zona në kontrollin e IS-it është mbikqyrur me avionë pa pilot.
Baza ushtarake Incirlik ndodhet në jug të Turqisë, 150 km larg kufirit me Sirinë dhe është pjesë e operacioneve të NATO-s, ku aktualisht janë dislokuar afro 1800 ushtarë amerikanë.