Athina notë proteste sekretarit të NATO-s
Athinë, 19 maj - Autoritetet greke i kanë dërguar notë proteste sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për shkak se ky i fundit ka përdorur emërtimin Maqedoni, njoftoi agjencia ANA - MPA.
Bëhet fjalë për deklaratën e Stoltenberg, i cili ka përdorur emërtimin Maqedonia në takimin e ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së. (INA)