Ashton:E ardhmja e Kosovës do të varet nga vetë ajo
Bruksel, 30 dhjetor - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka mbrojtur punën që ka bërë BE-ja në Kosovë dhe përgjigjet gjithashtu ndaj disa kritikave për misionin e EULEX-it.
Sipas saj gjatë vitit 2011, BE-ja ka krijuar një kornizë për ecjen përpara të Kosovës, por gjithçka do të varet në vitin 2012 nga vetë Kosova.
Ai gjithashtu ka vlerësuar rezultatet e Serbisë dhe shpreh bindjen se ajo shpejt do të marrë statusin e kandidatit, por pret më shumë rezultate edhe në dialog, sikurse edhe zbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Rreth dallimeve brenda BE-së për statusin e Kosovës, Ashton në përgjigjen e saj në një mënyrë dëshmon se asgjë nuk ka ndryshuar që nga pranvera e vitit 2008, duke thënë se kjo është çështje sovrane e vendeve individuale anëtare.