22 Janar 2025

Ashton: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë

Alpbach, 24 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua sot në Alpbach të Austrisë, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, zonjën Catherine Ashton, me të cilën bisedoi për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit, si dhe procesin e dialogut dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentja Jahjaga dhe Baronesha Ashton vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e BE-së, që do të ndihmojë të dyja vendet në procesin e përafrimit me BE-në dhe do t\'i kontribuojë paqes dhe stabitetit në rajon, si dhe do të lehtësojë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun, sepse e sheh si të vetmen mënyrë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut në Bruksel duhet të zbatohen në plotëni.

Ajo tha se zbatimi i marrëveshjeve duhet të ndihmojë edhe në qarkullimin e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo tha se me krijimin e institucioneve të reja të vendit do të krijohen të gjitha kushtet për vazhdimin e dialogut.

Presidentja Jahjaga tha se perspektiva evropiane për Kosovën dhe për rajonin e Ballkanit duhet të jetë e hapur, sepse kjo do të ndihmojë edhe në përmbushjen e reformave të brendshme.

Ajo tha se Kosova ka shënuar një hap përpara në rrugën evropiane përmes inicializimit të MSA-së, por theksoi nevojën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, që do t\'u ndihmojë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së sikur të gjithë qytetarët e tjerë të vendeve të rajonit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, zonja Catherine Ashton tha se rajoni i Ballkanit, përfshirë Kosovën, ka shënuar përparime në vitet e fundit, por duhet ende punë për të përmbushur standardet e kërkuara në procesin e integrimit.

Ajo tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, meqë kjo do t\'u ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)