Arrin në 244 milion numri i emigrantëve në botë
New York, 13 janar - Sipas një raport të publikuar të martën nga OKB-ja mësohet se deri në fund të vitit 2015 numri i emigrantëve në botë ka arritur në 244 milionë, ku SHBA-ja kryeson me numrin më të madh të tyre, ndërsa India është vendi me eksportin më të madh të emigrantëve.
Shifra e emigrantëve ndërkombëtarë i referohet atyre që kanë lindur në një vend dhe jetojnë në një vend tjetër.
Sipas statistikave të OKB-së, ndër 244 milionë emigrantët ndërkombëtarë përfshihen dhe 20 milionë refugjatë.
Sipas këtij raporti në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Oqeani, emigrantët ndërkombëtarë zënë 10% të popullsisë.