Arrijnë ushtarët e parë amerikanë në Poloni
Varshavë, 9 janar - Kontingjenti i parë i ushtrisë amerikane prej 250 vetësh mbërriti të shtunën në Poloni, si pjesë e Operacionit Atlantik, që ka për qëllim forcimin e krahut lindor të NATO-s.
Qëndrimi i tyre do të jetë 9 mujor dhe pas kësaj do të shkëmbehen me një kontingjent tjetër ushtarak.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë, kontingjenti i parë i ushtarëve amerikanë do të vendoset në bazën ushtarake Zagan në Lubelskie, në perëndim të Polonisë.
Kjo është një nga 5 bazat ushtarake amerikane, ku do të vendosen këtë pranverë trupa të Forcës Ajrore të SHBA-së, ndërsa nga muaji prill forca shumëkombëshe do të vendosen në bazën ushtarake të Polonisë.