Arrestohet serbi që i tha Nikoliçit tradhëtar
Beograd, 6 gusht - Policia serbe ka arrestuar serbin me iniciale M.T, 29-vjeç, pasi që ka hedhur fishekzjarre në momentin që ka folur presidenti i Serbisë, Nikoliç në Gazimestan.
I arrestuari e ka quajtur Nikoliçn edhe tradhëtar, për shkak të politikave serbe në Kosovë.
Në fjalimin e tij, më datë 28 qershor të këtij viti, Tomislav Nikoliç tha se shqiptarët po ndërtojnë shtëpi në veri të Mitrovicës, sipas tij, në tokë serbe.