13 Janar 2025

Arrestohen pesë rusë të dyshuar për terrorizëm

Paris, 20 janar - Prokurorët në jug të Francës, kanë bërë me dije se janë arrestuar pesë rusë nga rajoni i Çeçenisë, nën dyshimet se kanë përgatitur një sulm.

Prokurori lokal Yvon Calvet, ka thënë se të dyshuarit janë ndaluar të hënën në qytetin Beziers.

Mediet franceze kanë raportuar se ata kanë fshehur një sasi të eksplozivit në një stadium në Beziers.

Ambasada e Rusisë në Paris i ka thënë agjencisë “RIA Novosti” se, për momentin, nuk ka informacione për arrestimet.

Franca është në gatishmëri të lartë, pas sulmeve terroriste, që kanë ndodhur gati dy javë më parë në dhe përreth Parisit dhe kanë lënë të vrarë 17 persona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)