Arrestimi i policëve po përdoret poltikisht nga Dacic
Beograd, 3 prill - Arrestimi i policëve kosovarë pak ditë më para nga forcat serbe po përdoret nga Ministri serb Dacic politikisht para zgjedhjeve të majit.
Dusan Janjic, analist nga Beogradi shprehet se pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, partitë në pushtet atje po përdorin prapë Kosovën si mjet për të fituar vota dhe kjo përmes një kampanje elektorale falas.
Kjo është karta e Milosevicit për tiu treguar se jemi më të fortë se shqiptarët, e që përbën një kthim në të kaluarën. Dhe unë mendoj se këto ndjenja negative janë totalisht në kundërshtim me nevojën për të ndërtuar një besim të ri dhe për të normalizuar komunikimin, ka thënë Janjic