11 Janar 2025

Arabia Saudite ndërpret marrëdhëniet me Iranin

Riad, 4 janar - Arabia Saudite ka ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, pas sulmit në ambasadën e saj në Teheran, që shkaktoi krizën diplomatike midis dy vendeve rivale në rajon dhe pasoi vrasjen e një kleriku të njohur shiit.

Ministri i jashtëm saudit Adel al-Jubeir tha se misioni diplomatik iranian dhe subjekte të tjera të ketij vendi në Arabinë Saudite janë urdhëruar të largohen.

\"Pas këtyre ngjarjeve Mbretëria njofton prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe kërkon largimin e të gjithë anëtarëve të misionit diplomatik iranian, të ambasadës, konsullatës dhe zyrave të tjera të tyre, në një afat 48 orësh. Ambasadori iranian është njoftuar për këtë vendim.\"

Ndërkohë lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke reaguar për vrasjen e klerikut shiit e cilësoi atë si \"gabim politik\" dhe kërcënoi sauditët me \"hakmarrje hyjnore\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)