Arabia Saudite ndal sulmet ajrore në Jemen
Riad, 22 prill - Arabia Saudite dhe vendet e tjera aleate vendosën të ndalojnë sulmet ajrore ndaj Jemenit.
Lajmi u konfirmua gjatë një deklarate për shtyp të zëdhënësit të ushtrisë saudite, i cili bëri të ditur se goditja ajrore ka shkatërruar të gjitha armët e rënda të organizatës ekstremiste Huthit, duke i dhënë fund kërcënimeve të saj ndaj Arabisë Saudite dhe vendeve të rajonit.
Sipas Ministrisë së brendëshme të Jemenit, që nga fundi i marsit, si pasojë e sulmeve ajrore kanë humbur jetën afro 700 vetë dhe janë plagosur 3 mijë të tjerë.
Sulmet kanë dëmtuar rëndë funskionimin e qeverisjes vendore dhe numri i viktimave mund të rritet.