Arabia Saudite kundër Kosovës në UNESCO
Pyetjes së gazetarëve se pse Arabia Saudite po e mbështet iniciativën kur në Kosovë po shkatërrohet trashëgimia fetare serbe, princi i është përgjigjur se ajo është kompetencë e ministrave të tjerë të Arabisë Saudite dhe se ky vend është i dedikuar për ruajtjen e trashëgimive kulturore dhe fetare në botë.
Ai ka shtuar se për atë çështje sot ka biseduar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç, dhe zëvendëskryeministrin Rasim Ljajiç, dhe se mendimin e tyre do tua përcjellë autoriteteve në Arabinë Saudite, raporton Beta.
Arabia Saudite është e dedikuar që të mbrojë trashëgimitë fetare dhe kulturore, pavarësisht se për cilën fe apo politikë bëhet fjalë, ka thënë El Saud.