Antonio Guterres sot zyrtarizohet si sekretar i përgjithshëm i OKB-së
New York, 6 tetor - Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi të mërkurën raundin e 6 të votimit për kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm. Ish-kryeministri i Portugalisë dhe ish-i dërguari i posacëm i OKB-së mbi cështjen e refugjatëve Antonio Guterres mori votat e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.
Pas votimit, përfaqesuesi i përhershëm i Rusisë në OKB Vitali Churkin së bashku me anëtarët e tjërë të Këshillit të Sigurimit shpallën bashkërisht rezultatin. \'
Churkin tha se të enjten KS do të zhvillojë votimin përfundimtar dhe do të paraqesë zyrtarisht Antonio Guterres si sekretar i përgjithshëm i OKB-së për mandatin e ardhshëm.
\"Sot, pas raundit të 6-të të votimit, një kandidat fitoi dukshëm. Ai është Antonio Guterres. Vendosëm që nesër në orën 10 paradite të zhvillojmë votimin përfundimtar dhe shpresojmë që ai të fitojë. Urojmë paraprakisht që zoti Antonio Guterres të zbatojë detyrat si sekretar i përgjithshëm i OKB-së gjatë 5 vjetëve të ardhshëm\" tha Churkin.
67 vjeçari Antonio Guterres ka qenë kryeministër i Portugalisë nga viti 1995 deri në 2002 dhe nga viti 2005 deri në 2015 ishte në krye të Drejtorisë për refugjatët të OKB-së. Gjatë këtij mandati ai ka zhvilluar reformën në Drejtorinë për Refugjatët, duke tërhequr vëmendjen gjatë krizës ndërkombëtare të refugjatëve, për përvojën e tij.
Mandati i sekretarit të tanishëm të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon do të përfundojë në fund të këtij viti dhe sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së do të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.