Anija eksploruese stopon negociatat për bashkimin e Qipros
Nikozia, 5 prill - Negociatat për bashkimin e Qipros do të rifillojnë vetëm kur Turqia e largon anijen e saj eksploruese nga rajoni.
Këtë e tha Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos. Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades i ndërpriti negociatat vitin e kaluar, pasi Turqia nisi të eksplorojë naftë dhe gaz natyror në jug të Qipros, për të cili rajon qeveria qipriote është pajtuar me kompani të huaja.