Amina J. Mohammed emërohet zëvendëse e Antonio Guterres
New York, 16 dhjetor - Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres emëroi Amina J. Mohammed si zëvendësen e tij, si dhe dy gra të tjera në pozicione të larta drejtuese.
Mohammed është Ministre e Mjedisit e Nigerisë, e cila ka shërbyer si Këshilltare e Posaçme e Ban Ki-moon në planifikimin e zhvillimit për 2015-ën.
Njoftimi u bë nga zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarriç në një konferencë të përditshme shtypi.
Viotti është aktualisht nënsekretar i Azisë dhe Paqësorit në Ministrinë e Jashtme të Brazilit, ndërsa Kang është shef i Ekipit të Tranzicionit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Guterres u betua të hënën si sekretari i nëntë i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm aktual i OKB-së Ban Ki-moon do të largohet nga detyra më 1 janar 2017