11 Janar 2025

Amerikanët janë pesimistë për marrëdhëniet ndërracore në SHBA

Washington, 18 korrik - Një anketë e përbashkët e gazetës “The Washington Post” – dhe televizionit “ABC News”, tregon se shumica e amerikanëve janë pesimistë për marrëdhëniet ndërracore në Shtetet e Bashkuara.

Sipas anketës, 63 për qind e amerikanëve janë të mendimit se këto marrëdhënie nuk janë të mira, një rënie e ndjeshme krahasuar me një vit më parë, kur kjo shifër ishte 48 për qind. Mes afrikano-amerikanëve, 72 për qind e tyre janë pesimistë për marrëdhëniet racore.

Kjo situatë mund t’i atribuohet në masë të madhe një vargu vrasjesh kohët e fundit të afrikano-amerikanëve në duart e policisë dhe nga vrasja e 5 policëve të bardhë nga një afrikano-amerikan në Dallas, Texas.

Polarizimi racor që ndjejnë amerikanët mund të jetë në favor të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton. Sipas anketës, 58 për qind e amerikanëve kanë besim tek zonja Clinton për mënyrën se si i trajton marrëdhëniet racore. Vetëm 26 për qind e të anketuarve mendojnë se rivali i saj republikan, Donald Trump është i aftë të bëjë të njëjtën gjë, megjithë komentin e zotit Trump, se ai është “personi më pak racist që mund të keni takuar ndojëherë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)