10 Janar 2025

Amerika e përfshirë nga temperaturat e larta

Chikago, 7 korrik - Territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë i mbuluar nga temperaturat e larta të cilat këto ditë janë mbi 37 gradë celcius.

Qyteti i Chikagos regjistroi dje temperaturën rekord prej 39.4 gradë celcius, ndërsa parashikimet e meteorologëve thonë se kjo valë të nxehti do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme e në fundjavë.

Situata vështirësohet për njerëzit të cilët kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë së javës së kaluar.

Në shtetin e Virginias Perëndimore me rreth 1.9 milion banorë, sipas të dhënave zyrtare, rreth një e treta e popullsisë ende vuan mungesën e energjisë elektrike.

Fundjava pritet që të ketë tempratura edhe më të larta. Sipas parashikimeve pritet që kryeqyteti amerikan Uashington të thyejë rekordin e temperaturave të larta ditën e nesërme, pasi pritet që termometri të shënojë 41 gradë celcius.

Sipas specialistëve fillim i javës së ardhshme mund të sjellë temperatura më të ulëta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)