13 Janar 2025

Amerika dhe Kuba drejt normalizimit të marrëdhënieve

Panama, 12 prill - Samiti i Amerikanve filloi punimet zyrtarisht në Panama, ku Presidenti Raul Kastro shprehu lëvdata të papritura për Presidentin amerikan Barak Obama.

Pasi foli gjatë mbi historinë e armiqësive mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, zoti Kastro u ndal për t’i kërkuar ndjesë udhëheqësit amerikan, duke e quajtur “burrë të ndershëm” dhe pa faj për embargon e gjatë amerikane kundër Kubës dhe veprime të tjera të ndërmarra nga administrata të mëparshme.

“I kërkoj ndjesë Presidentit Obama dhe të tjerëve që marrin pjesë në këtë takim për mënyrën si po shprehem”, tha ai. “I kam thënë Presidentit Obama se jam njeri që prekem kur flas për revolucionin. I kërkon ndjesë, sepse Presidenti Obama nuk kishte përgjegjësi për ato që ndodhën”.

Presidenti Obama, i cili foli gjatë samitit para se ta merrte fjalën udhëheqësi kuban, tha se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kubën do të zgjeronte mundësitë për këtë vend-ishull, për Shtetet e Bashkuara dhe përtej.

“Ndryshimi i politikës amerikane përfaqëson një pikë kthese për gjithë rajonin,” tha ai.

Në një apel në adresë të udhëheqësve të Amerikës Latine, zoti Kastro tha “ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim Presidentin Obama në synimet e tij për heqjen e bllokadës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)