Ambasadorja Shala marrë pjesë në Samitin Afrikan për Lidershipin e Ri
Marrakech, 20 shtator - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala është nisur sot për në Marok ku do të marrë pjesë në Samitin Afrikan për Lidershipin e Ri, që nisë punimet zyrtarisht nesër në qytetin Marrakech.
Me ftesë të drejtorit organizativ të samitit dhe themeluesit të organizatës MasterPeace Morocco, z. ElMehdi ElBadaoui, Ambasadorja Shala në mesin e 150 liderëve të rinjë nga mbarë bota, është ftuar të jetë një nga folëset kryesore në panelin “ Paqja dhe Siguria në kontinentin Afrikan” ku do të flas mbi rëndësinë e paqes me theks të vecantë sigurisë në vendet afrikane.
Përvec temave kryesore, ku do të flitet mbi zhvillimet e qëndrueshme të lidershipit, ndërmarrësisë, paqes dhe qytetarisë globale” është organizuar edhe një session special mbi prezantimet e shteteve pjesëmarrëse.
Ambasadorja Shala, në cilësinë e përfaqësueses së Kosovës, në këtë session do të flas mbi historikun e shtet-ndërtimit të Kosovës, që nga koha kur Kosova ishte nën regjimin serb e deri në ditën e pavarësimit të saj, njohjet ndërkombëtare të arritura, sukseset në kulturë e sport etj.
Theks të vecantë në fjalimin e saj Shala do ti vë kërkesës për njohje të pavarësisë së Kosovës nga ana e Marokut dhe vendeve të tjera afrikane, përmes diplomacisë publike., duke e ditur tashmë që Maroku mbetet një nga vendet e shumta afrikane që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa përvec fjalimit të saj për Kosovën, Ambasadores Shala I është besuar edhe udhëheqja e këtij sesioni special nga ana e organizatorëve.
Pjesëmarrja e Ambasadores Shala në këtë samit është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.