Ambasada njoftohet për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të Kosovës
Prishtinë, 7 janar Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritetet e shtetit hungarez për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të Kosovës në territorin e Hungarisë.
Autoritetet hungareze kanë bërë identifikimin e trupit të pajetë dhe janë në kontakte të vazhdueshme më Ambasadën e Kosovës në Budapest për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes.
Ambasada e Kosovës në Hungari ka filluar procedurat për kthimin sa më shpejt të trupit të pajetë të shtetasit kosovar në atdhe.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka vendosur kontakte me familjarët e të ndjerit, të cilëve iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të afërmit të tyre.