Ambasada e Kosovës në Zagreb lëshoi vizën e parë për BeH
Zagreb, 16 shtator - Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb që nga data 3 shtator 2014 ka filluar shërbimin e vizave për të huajt.
Sot në ambientet e Ambasadës i është lëshuar viza e parë një shtetasi boshnjak.
Numri i kërkesave për pajisje me vizë është i lartë, kryesisht nga shtetasit boshnjakë, vend me të cilin Republika e Kosovës aplikon regjimin e vizave.
Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin nr.02/74 të datës 16.05.2012 ka filluar aplikimin e regjimit të vizave për një numër shtetesh. Si autoritetet kroate dhe Ambasada e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb janë njoftuar për fillimin e shërbimit me viza.