12 Janar 2025

Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Shqipërinë më 27 maj

Beograd, 13 maj - Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën më 27 maj të këtij viti. Të paktën kështu shkruan sot gazeta serbe “Danas”.

Gazeta serbe bazohet në burime të sigurta të kabineteve të kryeministrave. Ajo citon edhe këshilltarin e kryeministrit Edi Rama për rajonin, Shkëlzen Maliqin.

“Nëse në 6-7 muaj korrektojmë atë çfarë ndodhi në shekullin e kaluar, do të jetë një shumë mirë për marrëdhëniet Shqipëri – Serbi”, ka thënë Maliqi.

Maliqi ka paralajmëruar se mes dy kryeministrave do të flitet për projekte konkrete për zhvillimin e dy shteteve, një ndër to do të jetë edhe autostrada Durrës-Nish.

Kjo vizitë u paralajmërua nga vetë kryeministri serb gjatë takimit me Edi Ramën në Beograd pak muaj më parë.

Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)