09 Janar 2025

Aleksandar Jabllanoviç, ka dhënë dorëheqje

Beograd, 10 shkurt - Sekretari shtetëror i Serbisë në Ministrinë e Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Jabllanoviç, ka dhënë sot dorëheqjen.

Pas arrestimit të vëllait të tij, Mark jabllanoviç, Aleksandar ka dalë publikisht dhe ka dhënë dorëheqje, duke thënë se e pranon përgjegjësinë që vëllai i tij bashkë me gruan, janë transportuar me automjet zyrtar, por se \"nuk i pranon akuzat e tjera të rreme\" se kanë kryer vepër penale me atë automjet zyrtar.

Jabllanoviç thekson se kjo ka shkaktuar reputacion të keq në Qeverinë e Serbisë, dhe se ai do ta dëshmojë edhe në gjykatë.

\"Sulmet e fundit pa dëshmi të tilla në gazetat e përditshme, janë trillime dhe fantazi\", ka thënë Jabllanoviç, duke shtuar se \"Unë nuk marrë përgjegjësi nëse vëllai im dhe gruaja e tij kanë kryer vepër penale me automjetin zyrtar – si ato shpifjet e drogës që u thanë, por unë e pranoj që vëllai im është arrestuar, dhe si i tillë, ai është vëllai im\", dhe se ka pranuar se ai është përgjegjës që u ka lejuar të përdorin automjetin zyrtar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)