Aleanca ndërkombëtare, goditja e Shtetin Islamik kërkon kohë
Washington, 4 dhjetor - Aleanca ndërkombëtare kundër \"Shtetit Islamik\" e kryesuar nga ShBA-ja ritheksoi të mërkurën se operacionet ushtarake kanë nevojë për një kohë të gjatë për të arritur sukses, ndërsa nënvizoi nevojën për bashkim dhe koordinim.
Të mërkurën u zhvillua në Bruksel konferenca e parë në rang ministrash midis përfaqësuesve të 60 vendeve pjesëmarrëse, përfshirë ShBA-në, Francën, Gjermaninë, Britaninë, Kanadanë, Egjiptin, Irakun, Libanin, Kuvajtin etj. Në takim merrte pjesë edhe kryeministri i Irakut Haider Al-Abad.
Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas konferencës thuhet se është ndërprerë përparimi i \"Shtetit Islamik\" në Irak dhe Siri. \"Me përkrahjen e aleancës ndërkombëtare, ushtria e Irakut dhe forcat e armatosura të rajonit kurd po rimarrin territoret e pushtuara në Irak.