Aleanca Kuq e Zi i lutet Papës të njohë shtetin e Kosovës
Tiranë, 20 shtator - Në një deklaratë për media kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i uron Papa Françeskut mirëseardhjen në tokën e bekuar të shqiptarëve.
Sipas kreut të AK-së, kjo është një vizitë historike për të gjithë besimtarët dhe shqiptarët në përgjithësi. Ati i Shenjtë udhëton nga Vatikani për ti treguar mbarë botës, se Shqipëria meriton që të jetë vendi i parë në Europë për t`u vizituar dhe vlerësuar , si Kombi që mbijetesën dhe zhvillimin e ndërtoi mbi harmoninë dhe tolerancen fetare- thotë Spahiu.
Më tej ai thekson, se Aleanca Kuq e Zi apelon të gjithë shqiptarëve, që nesër më shumë se kurrë ti demostrojnë të gjithë kombeve të tjera mikëpritjen dhe traditën shqiptare, pavarësisht bindjeve apo besimit fetar.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi mes përshëndetjes së vizitës së Papës në atdheun e shqipeve, ka shprehur edhe një lutje për Atin e Shenjtë, që shteti i Vatikanit të njohë sa më shpejt shtetin më të ri të Europës, Kosovën.
Aleanca Kuq e Zi i uron Papa Franceskut një vizitë të sukseshme në misionin e tij fisnik dhe i uron mbarë besimtarëve katolik një të dielë të madhërueshme më atin e shenjtë mes tyre ,e ku në këtë të dielë do të uronim, që në rreshtat e asaj meshe historike, mos të kishin vend ata politikanë që shkaterruan kisha e xhamia, që vranë besimin dhe shpresën e shqiptareve, ata që ekzekutuan figurat më të shquara të klerit katolik shqiptar.\"
\"Mirësevjen Papa Francesku, qoftë i mbarë bekimi juaj për të gjithë shqipëtarët- mbyll deklaratën e tij për media kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.