12 Janar 2025

Akterë zhvillimor adresojnë problemet e papunësisë

Bursa, 18 gusht - Në Bursa të Turqisë u mbajt takimi në mes të përfaqësuesve të qendrës ndërkombëtare për zhvillimin e sektorit privat.

 

Ky takim u organizua nga Istanbul International Center for Private Sector in Development - IICPSD, zyres së  UNDP-së në Kosovë, zyres rajonale të UNDP-së në Stamboll dhe TIKA-s me Këshillin e Nderit të Kosovës në Bursa, BUTGEM-in, Odën  e Tregtisë dhe Industrisë në Bursa (BCCI) dhe Shoqatën e Solidaritetit të qytetarëve turq nga Kosova dhe Shkupi në Bursa.

Takimi u mbajt me qëllim të adresimit të nivelit të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve të Kosovës dhe për të diskutuar hapat e mëtejmë për krijimin e një qendre trajnimi në Kosovë.

Me këtë rast u nënshkrua një marrëveshje në mes të zyres së UNDP-së në Kosovë si përfituese dhe IICPSD-së si donatore për dhurimin e qendrës trajnuese në Vushtrri të pajisur me makina profesionale për tekstil dhe aparel ku do të mundësohet trajnimi i të rinjëve të papunë.

UNDP do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet relevante vendore që të sigurojë mbarëvajtjen dhe qëndrueshmërinë e kësaj qendre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)